Lexo Kuran

EL-'ALEK,1

Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka)

Ju do mund të lexoni Kuranin me shumë lehtësi duke e lexuar atë në shkronja latine dhe duke e dëgjuar përmes audio inçizimit. Kurani online tani është lehtësim për ata që dëshirojnë të lexojn në çdo kohë.

107-[Converted]

Shtyllat Islame

5 Shtyllat e Islamit

 janë praktika themelore në Islam, të konsideruara si vepra të detyrueshme të adhurimit për të gjithë myslimanët.

Shahadeti

Shahadeti

(Besimi)

Namazi

Namazi

(Lutje)

Zekati

Zekati

(Lëmoshë)

Agjërimi

Agjërimi

(Agjërimi)

Haxhi

Haxhi

(Pelegrinazhi)

PËRJETONI NJË TJETËR EKSPERIENCË

Lexoni & Ndëgjoni

Ju do mund ta lexoni Kuranin përmes platformës online në gjuhën Shqipe & Arabe dhe Transliterim, për ata të cilët nuk i njohin ende shkronjat e Kuranit, tani mund ti lexojn në transliterim me shumë lehtësi. Gjithashtu ju mund ta ndëgjoni recitimin e Kuranit në platformën tonë nga recitues të njohur botëror

MËSONI MË SHUMË RETH

Zbritjes së Kuranit

Kurani, për herë të parë kur i ka zbritur të Dërguarit të All-llahut (ﷺ), ka zbritur në Natën e Kadrit në ramazan. All-llahu i Lartësuar ka thënë:

إِنَّا أَنزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةِ الْقَدْرِ (1)

“Ne e kemi zbritur atë në Natën e Kadrit.” [El-Kadr, 1]

إِنَّا أَنزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةٍ مُبَارَكَةٍ إِنَّا كُنَّا مُنذِرِينَ (3) فِيهَا يُفْرَقُ كُلُّ أَمْرٍ حَكِيمٍ (4)

“3. Ne e zbritëm Kuranin në një natë të bekuar. Vërtet, Ne gjithmonë kemi qenë paralajmërues. 4. Në atë (natë) ndahet çdo punë e urtë (engjëjt e rishkruajnë nga Leuhi Mahfûdh kaderin e një viti)” [Ed-Dukhân]

شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِي أُنزِلَ فِيهِ الْقُرْآنُ هُدًى لِلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِنْ الْهُدَى وَالْفُرْقَانِ

“Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe për dallimin (e së vërtetës nga e kota).” [El-Bekara, 185]

Kur filloi t’i zbresë Kurani për herë të parë Profetit (ﷺ), mosha e tij ishte dyzet vjeçare, sipas mendimit të njohur të dijetarëve. Kështu është transmetuar nga Ibën Abbâsi (radijAll-llahu anhumâ), Atâi, Seîd ibnul-Musejjib dhe të tjerë. Dhe kjo është mosha kur arrihet pjekuria, logjika më e përsosur dhe perceptimi më i plotë.

Kurse ai që e zbriti Kuranin nga All-llahu i Lartësuar te Profeti (ﷺ) është Xhibrili, njëri prej engjëjve të afërt dhe fisnikë. All-llahu i Madhëruar ka thënë për Kuranin:

وَإِنَّهُ لَتَنْزِيلُ رَبِّ الْعَالَمِينَ (192) نَزَلَ بِهِ الرُّوحُ الأَمِينُ (193) عَلَى قَلْبِكَ لِتَكُونَ مِنْ الْمُنذِرِينَ (194) بِلِسَانٍ عَرَبِيٍّ مُبِينٍ (195)

“192. Nuk ka dyshim se ky (Kuran) është Shpallja e Zotit të botëve. 193. Atë e zbriti Shpirti i besueshëm (Xhibrili) 194. në zemrën tënde (o Muhamed) që të jesh nga ata që paralajmërojnë. 195. E zbriti në gjuhën e qartë arabe.” [Esh-Shu’arâ’]

Xhibrili (alejhis-selâm) ka pasur veti të lëvdueshme e të madhërishme, si: fisnikëria, fuqia, afërsia me All-llahun e Madhëruar, pozita dhe respekti në mes engjëjve të tjerë, besnikëria, bukuria dhe pastërtia… cilësi me të cilat All-llahu e ka bërë kompetent dhe të denjë për të qenë i dërguar i All-llahut që ua kumton shpalljen e Tij të Dërguarve (prej njerëzve). All-llahu i Lartësuar ka thënë:

إِنَّهُ لَقَوْلُ رَسُولٍ كَرِيمٍ (19) ذِي قُوَّةٍ عِنْدَ ذِي الْعَرْشِ مَكِينٍ (20) مُطَاعٍ ثَمَّ أَمِينٍ (21)

“19. se ky (Kuran) është Fjalë e (kumtuar prej) një të Dërguari fisnik, 20. që zotëron fuqi dhe pozitë të lartë te Zoti i Fronit 21. e që është i respektuar atje dhe besnik.” [Et-Tekuîr]

Dhe ka thënë:

عَلَّمَهُ شَدِيدُ الْقُوَى (5) ذُو مِرَّةٍ فَاسْتَوَى (6) وَهُوَ بِالأُفُقِ الأَعْلَى (7)

“5. Atë (shpalljen) ia ka mësuar atij një (engjëll) shumë i fuqishëm (Xhibrili), 6. i hatashëm (i bukur), që iu paraqit qartë, 7. në horizontin më të lartë.” [En-Nexhm]

Gjithashtu, All-llahu i Lartësuar ka thënë:

قُلْ نَزَّلَهُ رُوحُ الْقُدُسِ مِنْ رَبِّكَ بِالْحَقِّ لِيُثَبِّتَ الَّذِينَ آمَنُوا وَهُدًى وَبُشْرَى لِلْمُسْلِمِينَ (102)

“Thuaj: “Atë (Kuranin) e ka zbritur Shpirti i Pastër (Xhibrili) nga Zoti yt me të vërtetën, për t’i forcuar ata që besojnë dhe për të qenë udhërrëfyes dhe lajm i mirë për ata që i dorëzohen All-llahut”.” [En-Nahl, 102]

All-llahu i Lartësuar na i ka sqaruar neve cilësitë e Xhibrilit, i cili e zbriti Kuranin prej Tij, dhe kjo tregon për madhështinë e Kuranit dhe përkujdesjen e All-llahut për të, sepse një i madhërishëm nuk dërgohet për tjetër, veçse për çështje të madhërishme!
_____________
Autor: Ibën Uthejmin
“Usûl fit-tefsîr”, f. 11-12

MË I MIRI PREJ JUSH ËSHTË AI I CILI E MËSON KURANIN DHE UA MËSON TË TJERËVE

Pejgamberi Muhammed (sal-allahu alejhi ue selem)