19. Maryam - Recitues: Mishary Alafasy
Bismillaahir Rahmaanir Raheem
- KAF-HA-JA-’AJN-SAD (MERJEM: 1).
- DHIKRU REHMETI RABBIKE ‘ABDEHU ZEKERIJA (MERJEM: 2).
- ‘IDH NADA REBBEHU NIDA’EN HAFIJÆN (MERJEM: 3).
- KALE RABBI ‘INNI WEHENEL-’ADHMU MINNI WE ESHTE’ALE ER-RE’SU SHEJBÆN WE LEM ‘EKUN BIDU’A’IKE RABBI SHEKIJÆN (MERJEM: 4).
- WE ‘INNI HIFTUL-MEWALIJE MIN WERA’I WE KANETI EMRE’ETI ‘AKIRÆN FEHEB LI MIN LEDUNKE WELIJÆN (MERJEM: 5).
- JERITHUNI WE JERITHU MIN ‘ALI JA’KUBE WE EXH’ALHU RABBI REDIJÆN (MERJEM: 6).
- JA ZEKERIJA ‘INNA NUBESHSHIRUKE BIGULAMIN ESMUHU JEHJA LEM NEXH’AL LEHU MIN KABLU SEMIJÆN (MERJEM: 7).
- KALE RABBI ‘ENNA JEKUNU LI GULAMUN WE KANET EMRE’ETI ‘AKIRÆN WE KAD BELEGTU MINEL-KIBERI ‘ITIJÆN (MERJEM: 8).
- KALE KEDHALIKE KALE REBBUKE HUWE ‘ALEJJE HEJJINUN WE KAD HALEKTUKE MIN KABLU WE LEM TEKU SHEJ’ÆN (MERJEM: 9).
- KALE RABBI EXH’AL LI ‘AJETEN KALE ‘AJETUKE ‘ELLA TUKELLIME EN-NASE THELATHE LEJALIN SEWIJÆN (MERJEM: 10).
- FEHAREXHE ‘ALA KAWMIHI MINEL-MIHRABI FE’EWHA ‘ILEJHIM ‘EN SEBBIHU BUKRETEN WE ‘ASHIJÆN (MERJEM: 11).
- JA JEHJA HUDHIL-KITABE BIKUWETIN WE ‘ATEJNAHUL-HUKME SEBIJÆN (MERJEM: 12).
- WE HENANÆN MIN LEDUNNA WE ZEKÆTEN WE KANE TEKIJÆN (MERJEM: 13).
- WE BERRÆN BIWALIDEJHI WE LEM JEKUN XHEBBARÆN ‘ASIJÆN (MERJEM: 14).
- WE SELAMUN ‘ALEJHI JEWME WULIDE WE JEWME JEMUTU WE JEWME JUB’ATHU HEJJÆN (MERJEM: 15).
- WE EDHKUR FIL-KITABI MERJEME ‘IDH ENTEBEDHET MIN ‘EHLIHA MEKANÆN SHERKIJÆN (MERJEM: 16).
- FATTEHADHET MIN DUNIHIM HIXHABÆN FE’ERSELNA ‘ILEJHA RUHENA FETEMETHTHELE LEHA BESHERÆN SEWIJÆN (MERJEM: 17).
- KALET ‘INNI ‘A’UDHU BIR-REHMENI MINKE ‘IN KUNTE TEKIJÆN (MERJEM: 18).
- KALE ‘INNEMA ‘ENA RESULU RABBIKI LI’HEBE LEKI GULAMÆN ZEKIJÆN (MERJEM: 19).
- KALET ‘ENNA JEKUNU LI GULAMUN WE LEM JEMSESNI BESHERUN WE LEM ‘EKU BEGIJÆN (MERJEM: 20).
- KALE KEDHALIKI KALE REBBUKI HUWE ‘ALEJJE HEJJINUN WE LINEXH’ALEHU ‘AJETEN LILNNASI WE REHMETEN MINNA WE KANE ‘EMRÆN MEKDIJÆN (MERJEM: 21).
- FEHEMELET/HU FANTEBEDHET BIHI MEKANÆN KASIJÆN (MERJEM: 22).
- FE’EXHA’EHAL-MEHADU ‘ILA XHIDH’I EN-NEHLETI KALET JA LEJTENI MITTU KABLE HADHA WE KUNTU NESJÆN MENSIJÆN (MERJEM: 23).
- FENADAHA MIN TEHTIHA ‘ELLA TEHZENI KAD XHE’ALE REBBUKI TEHTEKI SERIJÆN (MERJEM: 24).
- WE HUZZI ‘ILEJKI BIXHIDH’I EN-NEHLETI TUSAKIT ‘ALEJKI RUTEBÆN XHENIJÆN (MERJEM: 25).
- FEKULI WE ESHREBI WE KARRI ‘AJNÆN FE’IMMA TEREJNNE MINEL-BESHERI ‘EHEDÆN FEKULI ‘INNI NEDHERTU LILRREHMENI SEWMÆN FELEN ‘UKELLIMEL-JEWME ‘INSIJÆN (MERJEM: 26).
- FE’ETET BIHI KAWMEHA TEHMILUHU KALU JA MERJEMU LEKAD XHI’TI SHEJ’ÆN FERIJÆN (MERJEM: 27).
- JA ‘UHTE HARUNE MA KANE ‘EBUKI EMRE’E SEW’IN WE MA KANET ‘UMMUKI BEGIJÆN (MERJEM: 28).
- FE’ESHARET ‘ILEJHI KALU KEJFE NUKELLIMU MEN KANE FIL-MEHDI SEBIJÆN (MERJEM: 29).
- KALE ‘INNI ‘ABDU ELLAHI ‘ATANIJEL-KITABE WE XHE’ALENI NEBIJÆN (MERJEM: 30).
- WE XHE’ALENI MUBAREKÆN ‘EJNE MA KUNTU WE ‘EWSANI BIS-SELÆTI WE EZ-ZEKÆTI MA DUMTU HEJJÆN (MERJEM: 31).
- WE BERRÆN BIWALIDETI WE LEM JEXH’ALNI XHEBBARÆN SHEKIJÆN (MERJEM: 32).
- WE ES-SELAMU ‘ALEJJE JEWME WULIDTU WE JEWME ‘EMUTU WE JEWME ‘UB’ATHU HEJJÆN (MERJEM: 33).
- DHALIKE ‘ISA EBNU MERJEME KAWLEL-HEKKIL-LEDHI FIHI JEMTERUNE (MERJEM: 34).
- MA KANE LILLAHI ‘EN JETTEHIDHE MIN WELEDIN SUBHANEHU ‘IDHA KADA ‘EMRÆN FE’INNEMA JEKULU LEHU KUN FEJEKUNU (MERJEM: 35).
- WE ‘INNALL-LLAHE RABBI WE REBBUKUM FA’BUDUHU HADHA SIRATUN MUSTEKIMUN (MERJEM: 36).
- FAHTELEFEL-’EHZABU MIN BEJNIHIM FEWEJLUN LILLEDHINE KEFERU MIN MESH/HEDI JEWMIN ‘ADHIMIN (MERJEM: 37).
- ‘ESMI’ BIHIM WE ‘EBSIR JEWME JE’TUNENA LEKINI EDH-DHALIMUNEL-JEWME FI DELALIN MUBININ (MERJEM: 38).
- WE ‘ENDHIRHUM JEWMEL-HESRETI ‘IDH KUDIJEL-’EMRU WE HUM FI GAFLETIN WE HUM LA JU’UMINUNE (MERJEM: 39).
- ‘INNA NEHNU NERITHUL-’ERDE WE MEN ‘ALEJHA WE ‘ILEJNA JURXHA’UNE (MERJEM: 40).
- WE EDHKUR FIL-KITABI ‘IBRAHIME ‘INNEHU KANE SIDDIKÆN NEBIJÆN (MERJEM: 41).
- ‘IDH KALE LI’EBIHI JA ‘EBETI LIME TA’BUDU MA LA JESMA’U WE LA JUBSIRU WE LA JUGNI ‘ANKE SHEJ’ÆN (MERJEM: 42).
- JA ‘EBETI ‘INNI KAD XHA’ENI MINEL-’ILMI MA LEM JE’TIKE FE ETTEBI’NI ‘EHDIKE SIRATÆN SEWIJÆN (MERJEM: 43).
- JA ‘EBETI LA TA’BUDI ESH-SHEJTANE ‘INNE ESH-SHEJTANE KANE LILRREHMENI ‘ASIJÆN (MERJEM: 44).
- JA ‘EBETI ‘INNI ‘EHAFU ‘EN JEMESSEKE ‘ADHABUN MINE ER-REHMANI FETEKUNE LILSHSHEJTANI WELIJÆN (MERJEM: 45).
- KALE ‘ERAGIBUN ‘ENTE ‘AN ‘ALIHETI JA ‘IBRAHIMU LE’IN LEM TENTEHI LE’ERXHUMENNEKE WE EHXHURNI MELIJÆN (MERJEM: 46).
- KALE SELAMUN ‘ALEJKE SE’ESTEGFIRU LEKE RABBI ‘INNEHU KANE BI HEFIJÆN (MERJEM: 47).
- WE ‘A’TEZILUKUM WE MA TED’UNE MIN DUNI ELLAHI WE ‘ED’U RABBI ‘ASA ‘ELLA ‘EKUNE BIDU’A’I RABBI SHEKIJÆN (MERJEM: 48).
- FELEMMA A’TEZELEHUM WE MA JA’BUDUNE MIN DUNI ELLAHI WEHEBNA LEHU ‘ISHAKA WE JA’KUBE WE KULLA XHE’ALNA NEBIJÆN (MERJEM: 49).
- WE WEHEBNA LEHUM MIN REHMETINA WE XHE’ALNA LEHUM LISANE SIDKIN ‘ALIJÆN (MERJEM: 50).
- WE EDHKUR FIL-KITABI MUSA ‘INNEHU KANE MUHLESÆN WE KANE RESULÆN NEBIJÆN (MERJEM: 51).
- WE NADEJNAHU MIN XHANIBIT-TURIL-’EJMENI WE KARREBNAHU NEXHIJÆN (MERJEM: 52).
- WE WEHEBNA LEHU MIN REHMETINA ‘EHAHU HARUNE NEBIJÆN (MERJEM: 53).
- WE EDHKUR FIL-KITABI ‘ISMA’ILE ‘INNEHU KANE SADIKAL-WA’DI WE KANE RESULÆN NEBIJÆN (MERJEM: 54).
- WE KANE JE’MURU ‘EHLEHU BIS-SELÆTI WE EZ-ZEKÆTI WE KANE ‘INDE RABBIHI MERDIJÆN (MERJEM: 55).
- WE EDHKUR FIL-KITABI ‘IDRISE ‘INNEHU KANE SIDDIKÆN NEBIJÆN (MERJEM: 56).
- WE REFA’NAHU MEKANÆN ‘ALIJÆN (MERJEM: 57).
- ‘ULA’IKEL-LEDHINE ‘EN’AMEL-LAHU ‘ALEJHIM MINE EN-NEBIJINE MIN DHURRIJETI ‘ADEME WE MIMMEN HEMELNA ME’A NUHIN WE MIN DHURRIJETI ‘IBRAHIME WE ‘ISRA’ILE WE MIMMEN HEDEJNA WE EXHTEBEJNA ‘IDHA TUTLA ‘ALEJHIM ‘AJATU ER-REHMANI HARRU SUXHXHEDÆN WE BUKIJÆN (MERJEM: 58).
- FEHALEFE MIN BA’DIHIM HALFUN ‘EDA’U ES-SELÆTE WE ETTEBA’U ESH-SHEHEWATI FESEWFE JELKAWNE GAJJÆN (MERJEM: 59).
- ‘ILLA MEN TABE WE ‘AMENE WE ‘AMILE SALIHÆN FE’ULA’IKE JEDHULUNEL-XHENNETE WE LA JUDHLEMUNE SHEJ’ÆN (MERJEM: 60).
- XHENNATI ‘ADNIN ELLETI WE’ADE ER-REHMANU ‘IBADEHU BIL-GAJBI ‘INNEHU KANE WA’DUHU ME’TIJÆN (MERJEM: 61).
- LA JESMA’UNE FIHA LEGWEN ‘ILLA SELAMÆN WE LEHUM RIZKUHUM FIHA BUKRETEN WE ‘ASHIJÆN (MERJEM: 62).
- TILKEL-XHENNETU ELLETI NURITHU MIN ‘IBADINA MEN KANE TEKIJÆN (MERJEM: 63).
- WE MA NETENEZZELU ‘ILLA BI’EMRI RABBIKE LEHU MA BEJNE ‘EJDINA WE MA HALFENA WE MA BEJNE DHALIKE WE MA KANE REBBUKE NESIJÆN (MERJEM: 64).
- REBBU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE MA BEJNEHUMA FA’BUD/HU WE ESTEBIR LI’IBADETIHI HEL TA’LEMU LEHU SEMIJÆN (MERJEM: 65).
- WE JEKULUL-’INSANU ‘E’IDHA MA MITTU LESEWFE ‘UHREXHU HEJJÆN (MERJEM: 66).
- ‘EWELA JEDHKURUL-’INSANU ‘ENNA HALEKNAHU MIN KABLU WE LEM JEKU SHEJ’ÆN (MERJEM: 67).
- FEWEREBBIKE LENEHSHURENNEHUM WE ESH-SHEJATINE THUMME LENUHDIRENNEHUM HEWLE XHEHENNEME XHITHIJÆN (MERJEM: 68).
- THUMME LENENZI’ANNE MIN KULLI SHI’ATIN ‘EJJUHUM ‘ESHEDDU ‘ALA ER-REHMANI ‘ITIJÆN (MERJEM: 69).
- THUMME LENEHNU ‘A’LEMU BIEL-LEDHINE HUM ‘EWLA BIHA SILIJÆN (MERJEM: 70).
- WE ‘IN MINKUM ‘ILLA WE ERIDUHA KANE ‘ALA RABBIKE HETMÆN MEKDIJÆN (MERJEM: 71).
- THUMME NUNEXHXHIL-LEDHINE ETTEKAW WE NEDHERU EDH-DHALIMINE FIHA XHITHIJÆN (MERJEM: 72).
- WE ‘IDHA TUTLA ‘ALEJHIM ‘AJATUNA BEJJINATIN KALEL-LEDHINE KEFERU LILLEDHINE ‘AMENU ‘EJJUL-FERIKAJNI HAJRUN MEKAMÆN WE ‘EHSENU NEDIJÆN (MERJEM: 73).
- WE KEM ‘EHLEKNA KABLEHUM MIN KARNIN HUM ‘EHSENU ‘ETHATHÆN WE RI’JÆN (MERJEM: 74).
- KUL MEN KANE FI ED-DELALETI FELJEMDUD LEHU ER-REHMANU MEDDÆN HETTA ‘IDHA RE’EW MA JU’ADUNE ‘IMMAL-’ADHABE WE ‘IMMA ES-SA’ATE FESEJA’LEMUNE MEN HUWE SHERRUN MEKANÆN WE ‘ED’AFU XHUNDÆN (MERJEM: 75).
- WE JEZIDU ELLAHUL-LEDHINE EHTEDEW HUDEN WEL-BAKIJATU ES-SALIHATU HAJRUN ‘INDE RABBIKE THEWABÆN WE HAJRUN MEREDDÆN (MERJEM: 76).
- ‘EFERE’EJTEL-LEDHI KEFERE BI’AJATINA WE KALE LE’UTEJENNE MALÆN WE WELEDÆN (MERJEM: 77).
- ‘ATTELE’AL-GAJBE ‘EM ETTEHADHE ‘INDE ER-REHMANI ‘AHDÆN (MERJEM: 78).
- KELLA SENEKTUBU MA JEKULU WE NEMUDDU LEHU MINEL-’ADHABI MEDDÆN (MERJEM: 79).
- WE NERITHUHU MA JEKULU WE JE’TINA FERDÆN (MERJEM: 80).
- WE ETTEHADHU MIN DUNI ELLAHI ‘ALIHETEN LIJEKUNU LEHUM ‘IZZÆN (MERJEM: 81).
- KELLA SEJEKFURUNE BI’IBADETIHIM WE JEKUNUNE ‘ALEJHIM DIDDÆN (MERJEM: 82).
- ‘ELEM TERE ‘ENNA ‘ERSELNA ESH-SHEJATINE ‘ALEL-KAFIRINE TE’UUZZUHUM ‘EZZÆN (MERJEM: 83).
- FELA TA’XHEL ‘ALEJHIM ‘INNEMA NA’UDDU LEHUM ‘ADDÆN (MERJEM: 84).
- JEWME NEHSHURUL-MUTTEKINE ‘ILA ER-REHMANI WEFDÆN (MERJEM: 85).
- WE NESUKUL-MUXHRIMINE ‘ILA XHEHENNEME WIRDÆN (MERJEM: 86).
- LA JEMLIKUNE ESH-SHEFA’ATE ‘ILLA MENI ETTEHADHE ‘INDE ER-REHMANI ‘AHDÆN (MERJEM: 87).
- WE KALU ETTEHADHE ER-REHMANU WELEDÆN (MERJEM: 88).
- LEKAD XHI’TUM SHEJ’ÆN ‘IDDÆN (MERJEM: 89).
- TEKADU ES-SEMAWATU JETEFETTERNE MINHU WE TENSHEKKUL-’ERDU WE TEHIRRUL-XHIBALU HEDDÆN (MERJEM: 90).
- ‘EN DE’AW LILRREHMENI WELEDÆN (MERJEM: 91).
- WE MA JENBEGI LILRREHMENI ‘EN JETTEHIDHE WELEDÆN (MERJEM: 92).
- ‘IN KULLU MEN FI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI ‘ILLA ‘ATI ER-REHMANI ‘ABDÆN (MERJEM: 93).
- LEKAD ‘EHSAHUM WE ‘ADDEHUM ‘ADDÆN (MERJEM: 94).
- WE KULLUHUM ‘ATIHI JEWMEL-KIJAMETI FERDÆN (MERJEM: 95).
- ‘INNEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI SEJEXH’ALU LEHUMU ER-REHMANU WUDDÆN (MERJEM: 96).
- FE’INNEMA JESSERNAHU BILISANIKE LITUBESHSHIRE BIHIL-MUTTEKINE WE TUNDHIRE BIHI KAWMÆN LUDDÆN (MERJEM: 97).
- WE KEM ‘EHLEKNA KABLEHUM MIN KARNIN HEL TUHISSU MINHUM MIN ‘EHEDIN ‘EW TESMA’U LEHUM RIKZÆN (MERJEM: 98).
Bismillaahir Rahmaanir Raheem
1. Kaf, Ha, Ja, ‘Ajn, Sad.
2. (Ky është) Përkujtim i mëshirës së Zotit tënd ndaj robit të vet Zekerijait,
3. Kur ai iu lut Zotit të vet me një zë të ulët, e
4. Tha: “Zoti im! Vërtet, mua më janë dobësuar eshtrat, më janë përhapur thinjat në kokën time, e me lutjen time ndaj Teje o Zoti im, asnjëherë nuk kam qenë i dëshpëruar”.
5. Unë ua kam frikën pasardhësve të mi pas meje (kushërinjve, se do ta humbnin fenë), ndërsa gruaja ime është sterile, pra më fal nga ajo mirësia Jote një pasardhës (një fëmijë).
6. “Të më trashëgojë mua dhe t’i trashëgojë ata nga familja e Jakubit, dhe bëre atë, o Zoti im, të këndshëm! (të vyeshëm)!”
7. O Zekerija, Ne po të përgëzojmë ty me një djalë, emri i të cilit është Jahja, e që askush para tij nuk u emërtua me këtë emër.
8. Ai tha: “Zoti im, si do të kemë unë djalë kur gruaja ime ishte që nuk lind, e unë kam arritur pleqëri të thellë?”
9. Tha: “Ja, kështu Zoti yt ka thënë: se ajo për Mua është lehtë; Unë të krijova më parë ty, që nuk ishe fare!”
10. Ai (Zekerija) tha: “Zoti im, më jep mua një shenjë (që të di)!” Ai (All-llahu) tha: “Shenja jote është se, (duke qenë shëndoshë e mirë), nuk do të mund t’u flasish njerëzve tre net (e tri ditë)”.
11. Dhe ai doli prej faltores para popullit të vet dhe u dha shenjë adhuroni (All-llahun) mëngjes e mbrëmje.
12. O Jahja, merre librin me shumë kujdes, dhe ashtu Ne i dhamë atij urtësi kur ishte fëmijë.
13. Dhe nga ana Jonë i mundësuam të jetë i butë, i pastër dhe respektues (i dëgjueshëm).
14. Edhe i sjellshëm ndaj prindërve të vet, nuk ishte kryelartë e i padëgjueshëm.
15. Dhe selam (prej nesh) atij ditën kur u lind, ditën kur vdes dhe ditën kur do të ngrehet i gjallë (e përshëndetëm dhe i garantuam)!
16. E, përmendju në këtë libër (tregimin për) Merjemen kur ajo u largua prej familjes së saj në një vend në lindje.
17. Ajo vuri një perde ndaj tyre, e Ne ia dërguam asaj Xhibrilin, e ai iu paraqit asaj njeri në tërësi.
18. Ajo tha: “Unë i mbështetem të Gjithëmëshirshmit prej teje, nëse je që i frikësohesh Atij (pra më le të lirë)!”
19. Ai (Xhibrili) tha: “Unë jam vetëm i dërguar (melek) i Zotit tënd për të dhuruar ty një djalë të pastër (pejgamber)”.
20. Ajo tha: “Si do të kem unë djalë, kur mua nuk më është afruar njeri (nuk jam e martuar), e as nuk kam qenë e pamoralshme”.
21. Ai (Xhibrili) tha: “Ja, kështu ka thënë Zoti yt; ajo për Mua është lehtë, e për ta bërë atë (djalin e krijuar pa babë) argument për njerëzit e edhe mëshirë nga ana e Jonë. Kjo është çështje e kryer!”
22. Ajo e barti atë (Isain), andaj (me të në bark) u izolua në një vend të largët.
23. E dhembja (e lindjes) e mbështeti atë te një trup i hurmës. Ajo tha: “Ah sa mirë ka qenë për mua të kisha vdekur para kësaj e të isha e harruar që moti!”
24. E prej së poshtmi atë e thirri (Xhibrili): “Mos u brengos, Zoti yt bëri pranë teje një përrockë (uji)”.
25. E ti shkunde trupin e hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta.
26. Ti pra, ha pi e qetësohu, dhe nëse sheh ndonjë prej njerëzve thuaj: “Unë kam vendosur heshtje për hir të Gjithëmëshirshmit, andaj asnjë njeriu sot nuk i flas!”
27. Dhe duke e bartur ngryk shkoi me të te të afërmit e vet ata i thanë: “Oj Merjeme, ke bërë një punë shumë të keqe!”
28. Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nëna jote nuk ka qenë e pamoralshme!
29. Atëherë ajo u dha shenjë kah ai (Isai). Ata thanë: “Si t’i flasim atij që është foshnjë në djep?”
30. Ai (Isai) tha: “Unë jam rob i All-llahut, mua më ka dhënë (ka caktuar të më japë) librin dhe më ka bërë Pejgamber.”
31. Më ka bërë dobiprurës kudo që të jem dhe më ka porositur me namaz (falje) e zeqatë për sa të jem gjallë!
32. Më ka bërë të mirësjellshëm ndaj nënës sime, e nuk më ka bërë kryelartë as të padëgjueshëm!
33. “Selami (shpëtimi prej All-llahut) është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit) i gjallë!
34. Kjo është (fjalë) e vërtetë, rreth Isait, birit të Merjemes në të cilin ata shkaktojnë dyshime.
35. “Nuk i takoi (nuk ka nevojë) All-llahu të ketë ndonjë fëmijë, i pastër është Ai, kur dëshiron një send Ai vetëm i thotë atij: Bëhu!”. Ai menjëherë bëhet.
36. (Isai i tha popullit të vet) Dhe se All-llahu është Zoti im dhe Zoti juaj, pra adhurojeni Atë, kjo është rrugë (fé) e drejtë.
37. Po grupet u kundërshtuan mes vete (rreth Isait). Të mjerët ata që nuk besuan se çka kanë për të parë ditën e madhe!
38. Ditën kur do të na paraqiten ata Neve, sa mirë do të dëgjojnë dhe shohin (ose njerëzit do të dëgjojnë e shohin çka i gjen ata), por tash për tash (në këtë jetë) zullumqarët janë të humbur qartë.
39. Ti tërhiqju atyre vërejtjen për ditën e dëshpërimit, kur të marrë fund çështja (e përgjegjësisë e dikush në xhennet, dikush në zjarr), se ata (sot) janë të painformuar, dhe ata nuk janë duke besuar.
40. S’ka dyshim se Ne e trashëgojmë (na mbetet) tokën dhe çka ka në të, dhe te Ne do të jetë e ardhmja e tyre.
41. Përkujtoju (lexoju idhujtarëve e të tjerëve) në Libër (në Kur’an) Ibrahimin. Ai vërtet ishte shumë i drejtë dhe pejgamber.
42. Kur babait të vet i tha: “O babai im, pse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh, e as nuk ke asgjë prej tij?”
43. O babai im, mua më është dhënë nga dituria çka ty nuk të është dhënë, andaj më dëgjo se unë të udhëzoj në rrugë të drejtë.
44. O babai im, mos adhuro djallin, sepse djalli është kundërshtar i Mëshiruesit.
45. O babai im, unë kam frikë se do të godet ndonjë dënim prej të Gjithëmëshirshmit e do të jeshë shok i djallit!
46. Ai (babai) tha: “A ti, Ibrahim, i refuzon zotat e mi? Nëse nuk ndalesh (së fyeri ndaj zotave të mi), unë do të gurëzoj, ndaj largohu prej meje për një kohë të gjatë!”
47. Ai (Ibrahimi) tha: “Qofsh i lirë prej meje! Unë do ta lus Zotin tim për të falur ty, pse ai (babai) ishte i kujdesshëm ndaj meje.”
48. “Unë po largohem prej jush dhe prej çka adhuroni ju pos All-llahut, e shpresoj se me adhurimin ndaj Zotit tim nuk do të jem i humbur!
49. E pasi u largua prej tyre dhe prej çka adhuronin ata pos All-llahut, Ne i dhuruam atij Is’hakun dhe Jakubin dhe që të dy i bëmë pejgamberë.
50. Dhe atyre (të gjithëve) u dhamë (të mira) nga mëshira Jonë, edhe i bëmë që të jenë të përmendur për të mirë (ndër njerëz).
51. Përmendju në Libër (tregimin për) Musain! Ai ishte i zgjedhur (prej Zotit) dhe ishte i dërguar, pejgamber.
52. Dhe Ne e thirrëm nga ana e djathtë e kodrës Tur, e afruam për t’i folur (ta dëgjojë bisedën tonë).
53. Nga mëshira Jonë ia dhamë vëllain e tij Harunin, pejgamber.
54. Përkujtoju në këtë Libër Ismailin! Ai ka qenë shumë besnik në premtim (premtoi të bëhet kurban) dhe i dërguar, pejgamber.
55. Ai urdhëronte familjen e vet me faljen e namazit dhe me zeqatë, dhe ishte shumë i pranishëm te Zoti i tij.
56. Përkujtoju në libër edhe Idrisin! Ai ishte shumë i drejtë dhe pejgamber.
57. Ne e ngritëm atë në një vend të lartë (ia ngritëm lart famën).
58. Këta (të përmendur) ishin që All-llahu i gradoi nga pejgamberët pasardhës të Ademit, prej pasardhësve të atyre që i patëm bartur (në anije) bashkë me Nuhun, prej pasardhësve të Ibrahimit dhe të Jakubit (Israilët), dhe prej atyre që i udhëzuam dhe i bëmë të zgjedhur; kur u lexoheshin atyre ajetet e Zotit, binin në sexhde dhe qanin.
59. E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në çdo të keqe (ose në Gaja).
60. Me përjashtim të atij që pendohet dhe beson e bën vepra të mira, të tillët do të hyjnë në xhennet dhe atyre nuk u bëhet kurrëfarë e padrejtë.
61. Ato janë xhennetet e Adnit, që Mëshiruesi u pat premtuar robve të vet, pa i parë ata (i besuan pa i parë), e premtimi i Tij është i kryer.
62. Aty nuk dëgjojnë fjalë boshe, por vetëm përshëndetje. Aty kanë ushqimin e vet (të llojllojshëm) mëngjes e mbrëmje.
63. Ato janë xhennetet që do t’ua trashëgojmë robve Tanë që ishin të ruajtur.
64. Ne (engjëjt, thotë Xhibrili) nuk zbresim (nuk vijmë) vetëm me urdhrin e Zotit tënd. Vetëm Atij i takon e tërë çështja e tashme, e ardhme dhe mes tyre, e Zoti yt nuk është që harron.
65. “Ai është Zot i qiejve dhe i tokës dhe çka ka midis tyre, pra Atë adhuroje, e në adhurimin ndaj Tij bëhu i qëndrueshëm. A di për Të ndonjë emnak (adash)?!
66. E njeriu thotë: “A thua njëmend pasi të vdes do të nxirrem i gjallë (do të ringjallem)?”
67. Po, a nuk po mendon njeriu se Ne e krijuam atë më parë kur ai nuk ishte asgjë?
68. Pasha Zotin tënd, Ne do t’i tubojmë (pas ringjalljes) ata bashkë me djajtë dhe do t’i afrojmë ata rreth xhehennemit të gjunjëzuar.
69. Pastaj, nga secili grup do t’i kapim ata që kishin qenë më jorespektues ndaj të Gjithmëshërshmit.
70. E Ne e dimë më së miri se cili prej tyre ka më meritë të hedhet në të.
71. Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do t’i afrohet atij. Ky (kontaktim i xhehennemit) është vendim i kryer i Zotit tënd.
72. Pastaj, (pas kalimit pranë tij) do t’i shpëtojmë ata që ishin ruajtur (mëkateve), e zullumqarët do t’i lëmë aty të gjunjëzuar.
73. E kur u lexoheshin atyre ajetet tona të argumentuara, ata që nuk kishin besuar u thoshin atyre që kishin besuar: “Cili grup (ne ose ju) ka vend jete më të mirë dhe kuvend më autoritativ?”
74. E, sa e sa gjenerata kemi shkatërruar para tyre e që ishin më të pajisur dhe më të dukshëm.
75. Thuaj: “Atij që është në humbje (në mosbesim), le t’ia vazhdojë atij i Gjithëfuqishmi për një kohë, e kur do ta shohin atë që po u premtohet: ose dënimin (në këtë jetë) ose kijametin, atëherë do ta kuptojnë se kush do të jetë në pozitë më të keqe dhe më i dobët në përkrahje”!
76. E All-llahu u shton besimin atyre që u udhëzuan, e veprat e mira të përjetshme janë shpërblim më i dobishëm te Zoti yt, dhe përfundim më i mirë.
77. A je i njoftuar për atë që mohoi argumentet Tona e tha: “Mua gjithqysh do të më jepet pasuri e fëmijë (në botën tjetër)?”
78. A thua ka zbuluar fshehtësinë, a mos ka marrë prej All-llahut ndonjë premtim?
79. Jo, nuk është ashtu, po Ne do të shënojmë atë që po e thotë ai, dhe do t’i vazhdojmë atij dënim pas dënimi.
80. Dhe Ne e trashëgojmë atë (në pasuri e fëmijë) që thotë ai, e ai ka për të na ardhur i vetmuar.
81. Dhe ata në vend të All-llahut adhuruan zota të tjerë për t’u krenuar me ta.
82. Përkundrazi, ata (idhujt) do të tërhiqen prej adhurimit të atyre dhe do të bëhen armiq të tyre.
83. A nuk e di ti se Ne i kemi lëshuar djajt kundër jobesimtarëve, e ata i nxisin pandërprerë në vepra të këqija.
84. Pra, ti mos u ngut kundër tyre, se Ne vetëm jemi duke ua numëruar atyre (jetën në ditë, frymëmarrje etj.).
85. Ditën kur do t’i tubojmë të devotshmit te i Gjithëmëshirshmi si mysafirë të ftuar.
86. Ndërsa mëkatarëve u grahim në xhehennem të etshëm.
87. Nuk ka të drejtë ndërmjetësimi askush, përveç atij që e ka lejuar i Gjithëfuqishmi.
88. Ata thanë: “I Gjithëfuqishmi ka fëmijë”.
89. Ju (jobesimtarë) vërtet sollët një fjalë shumë të shëmtuar.
90. Aq të shëmtuar sa gati u copëtuan qiejt, gati pëlciti toka dhe gati u shembën kodrat nga ajo (fjalë).
91. Për atë se të Gjithëmëshirshmit i përshkruan fëmijë.
92. E të Gjithëmëshirshmit nuk i takon të ketë fëmijë.
93. Nuk ka tjetër, vetëm se gjithë çka është në qiej e në tokë ka për t’iu paraqitur Zotit si rob.
94. Ai me diturinë e vet i ka përfshirë të gjithë, dhe ka numëruar e evidentuar çdo gjë të tyre në mënyrë të saktësishme.
95. Dhe në ditën e kijametit secili do t’i paraqitet Atij i vetmuar.
96. Nuk ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre i Gjithëmëshirshmi do t’u krijojë (në zemrat e tyre) dashuri.
97. Ne e bëmë atë (Kur’anin) të lehtë me gjuhën tënde vetëm që me të t’i përgëzosh të devotshmit, dhe me të t’i tërheqish vërejtjen një populli që është kryeneç.
98. Sa shumë brezni kemi shkatërruar para tyre. A po vëren ndonjë prej tyre, ose a po dëgjon zërin e ulët të tyre (nuk u ndihet zëri)?
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ
1. كهيعص
2. ذِكْرُ رَحْمَتِ رَبِّكَ عَبْدَهُ زَكَرِيَّا
3. إِذْ نَادَىٰ رَبَّهُ نِدَاءً خَفِيًّا
4. قَالَ رَبِّ إِنِّي وَهَنَ الْعَظْمُ مِنِّي وَاشْتَعَلَ الرَّأْسُ شَيْبًا وَلَمْ أَكُنْ بِدُعَائِكَ رَبِّ شَقِيًّا
5. وَإِنِّي خِفْتُ الْمَوَالِيَ مِنْ وَرَائِي وَكَانَتِ امْرَأَتِي عَاقِرًا فَهَبْ لِي مِنْ لَدُنْكَ وَلِيًّا
6. يَرِثُنِي وَيَرِثُ مِنْ آلِ يَعْقُوبَ ۖ وَاجْعَلْهُ رَبِّ رَضِيًّا
7. يَا زَكَرِيَّا إِنَّا نُبَشِّرُكَ بِغُلَامٍ اسْمُهُ يَحْيَىٰ لَمْ نَجْعَلْ لَهُ مِنْ قَبْلُ سَمِيًّا
8. قَالَ رَبِّ أَنَّىٰ يَكُونُ لِي غُلَامٌ وَكَانَتِ امْرَأَتِي عَاقِرًا وَقَدْ بَلَغْتُ مِنَ الْكِبَرِ عِتِيًّا
9. قَالَ كَذَٰلِكَ قَالَ رَبُّكَ هُوَ عَلَيَّ هَيِّنٌ وَقَدْ خَلَقْتُكَ مِنْ قَبْلُ وَلَمْ تَكُ شَيْئًا
10. قَالَ رَبِّ اجْعَلْ لِي آيَةً ۚ قَالَ آيَتُكَ أَلَّا تُكَلِّمَ النَّاسَ ثَلَاثَ لَيَالٍ سَوِيًّا
11. فَخَرَجَ عَلَىٰ قَوْمِهِ مِنَ الْمِحْرَابِ فَأَوْحَىٰ إِلَيْهِمْ أَنْ سَبِّحُوا بُكْرَةً وَعَشِيًّا
12. يَا يَحْيَىٰ خُذِ الْكِتَابَ بِقُوَّةٍ ۖ وَآتَيْنَاهُ الْحُكْمَ صَبِيًّا
13. وَحَنَانًا مِنْ لَدُنَّا وَزَكَاةً ۖ وَكَانَ تَقِيًّا
14. وَبَرًّا بِوَالِدَيْهِ وَلَمْ يَكُنْ جَبَّارًا عَصِيًّا
15. وَسَلَامٌ عَلَيْهِ يَوْمَ وُلِدَ وَيَوْمَ يَمُوتُ وَيَوْمَ يُبْعَثُ حَيًّا
16. وَاذْكُرْ فِي الْكِتَابِ مَرْيَمَ إِذِ انْتَبَذَتْ مِنْ أَهْلِهَا مَكَانًا شَرْقِيًّا
17. فَاتَّخَذَتْ مِنْ دُونِهِمْ حِجَابًا فَأَرْسَلْنَا إِلَيْهَا رُوحَنَا فَتَمَثَّلَ لَهَا بَشَرًا سَوِيًّا
18. قَالَتْ إِنِّي أَعُوذُ بِالرَّحْمَٰنِ مِنْكَ إِنْ كُنْتَ تَقِيًّا
19. قَالَ إِنَّمَا أَنَا رَسُولُ رَبِّكِ لِأَهَبَ لَكِ غُلَامًا زَكِيًّا
20. قَالَتْ أَنَّىٰ يَكُونُ لِي غُلَامٌ وَلَمْ يَمْسَسْنِي بَشَرٌ وَلَمْ أَكُ بَغِيًّا
21. قَالَ كَذَٰلِكِ قَالَ رَبُّكِ هُوَ عَلَيَّ هَيِّنٌ ۖ وَلِنَجْعَلَهُ آيَةً لِلنَّاسِ وَرَحْمَةً مِنَّا ۚ وَكَانَ أَمْرًا مَقْضِيًّا
22. فَحَمَلَتْهُ فَانْتَبَذَتْ بِهِ مَكَانًا قَصِيًّا
23. فَأَجَاءَهَا الْمَخَاضُ إِلَىٰ جِذْعِ النَّخْلَةِ قَالَتْ يَا لَيْتَنِي مِتُّ قَبْلَ هَٰذَا وَكُنْتُ نَسْيًا مَنْسِيًّا
24. فَنَادَاهَا مِنْ تَحْتِهَا أَلَّا تَحْزَنِي قَدْ جَعَلَ رَبُّكِ تَحْتَكِ سَرِيًّا
25. وَهُزِّي إِلَيْكِ بِجِذْعِ النَّخْلَةِ تُسَاقِطْ عَلَيْكِ رُطَبًا جَنِيًّا
26. فَكُلِي وَاشْرَبِي وَقَرِّي عَيْنًا ۖ فَإِمَّا تَرَيِنَّ مِنَ الْبَشَرِ أَحَدًا فَقُولِي إِنِّي نَذَرْتُ لِلرَّحْمَٰنِ صَوْمًا فَلَنْ أُكَلِّمَ الْيَوْمَ إِنْسِيًّا
27. فَأَتَتْ بِهِ قَوْمَهَا تَحْمِلُهُ ۖ قَالُوا يَا مَرْيَمُ لَقَدْ جِئْتِ شَيْئًا فَرِيًّا
28. يَا أُخْتَ هَارُونَ مَا كَانَ أَبُوكِ امْرَأَ سَوْءٍ وَمَا كَانَتْ أُمُّكِ بَغِيًّا
29. فَأَشَارَتْ إِلَيْهِ ۖ قَالُوا كَيْفَ نُكَلِّمُ مَنْ كَانَ فِي الْمَهْدِ صَبِيًّا
30. قَالَ إِنِّي عَبْدُ اللَّهِ آتَانِيَ الْكِتَابَ وَجَعَلَنِي نَبِيًّا
31. وَجَعَلَنِي مُبَارَكًا أَيْنَ مَا كُنْتُ وَأَوْصَانِي بِالصَّلَاةِ وَالزَّكَاةِ مَا دُمْتُ حَيًّا
32. وَبَرًّا بِوَالِدَتِي وَلَمْ يَجْعَلْنِي جَبَّارًا شَقِيًّا
33. وَالسَّلَامُ عَلَيَّ يَوْمَ وُلِدْتُ وَيَوْمَ أَمُوتُ وَيَوْمَ أُبْعَثُ حَيًّا
34. ذَٰلِكَ عِيسَى ابْنُ مَرْيَمَ ۚ قَوْلَ الْحَقِّ الَّذِي فِيهِ يَمْتَرُونَ
35. مَا كَانَ لِلَّهِ أَنْ يَتَّخِذَ مِنْ وَلَدٍ ۖ سُبْحَانَهُ ۚ إِذَا قَضَىٰ أَمْرًا فَإِنَّمَا يَقُولُ لَهُ كُنْ فَيَكُونُ
36. وَإِنَّ اللَّهَ رَبِّي وَرَبُّكُمْ فَاعْبُدُوهُ ۚ هَٰذَا صِرَاطٌ مُسْتَقِيمٌ
37. فَاخْتَلَفَ الْأَحْزَابُ مِنْ بَيْنِهِمْ ۖ فَوَيْلٌ لِلَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ مَشْهَدِ يَوْمٍ عَظِيمٍ
38. أَسْمِعْ بِهِمْ وَأَبْصِرْ يَوْمَ يَأْتُونَنَا ۖ لَٰكِنِ الظَّالِمُونَ الْيَوْمَ فِي ضَلَالٍ مُبِينٍ
39. وَأَنْذِرْهُمْ يَوْمَ الْحَسْرَةِ إِذْ قُضِيَ الْأَمْرُ وَهُمْ فِي غَفْلَةٍ وَهُمْ لَا يُؤْمِنُونَ
40. إِنَّا نَحْنُ نَرِثُ الْأَرْضَ وَمَنْ عَلَيْهَا وَإِلَيْنَا يُرْجَعُونَ
41. وَاذْكُرْ فِي الْكِتَابِ إِبْرَاهِيمَ ۚ إِنَّهُ كَانَ صِدِّيقًا نَبِيًّا
42. إِذْ قَالَ لِأَبِيهِ يَا أَبَتِ لِمَ تَعْبُدُ مَا لَا يَسْمَعُ وَلَا يُبْصِرُ وَلَا يُغْنِي عَنْكَ شَيْئًا
43. يَا أَبَتِ إِنِّي قَدْ جَاءَنِي مِنَ الْعِلْمِ مَا لَمْ يَأْتِكَ فَاتَّبِعْنِي أَهْدِكَ صِرَاطًا سَوِيًّا
44. يَا أَبَتِ لَا تَعْبُدِ الشَّيْطَانَ ۖ إِنَّ الشَّيْطَانَ كَانَ لِلرَّحْمَٰنِ عَصِيًّا
45. يَا أَبَتِ إِنِّي أَخَافُ أَنْ يَمَسَّكَ عَذَابٌ مِنَ الرَّحْمَٰنِ فَتَكُونَ لِلشَّيْطَانِ وَلِيًّا
46. قَالَ أَرَاغِبٌ أَنْتَ عَنْ آلِهَتِي يَا إِبْرَاهِيمُ ۖ لَئِنْ لَمْ تَنْتَهِ لَأَرْجُمَنَّكَ ۖ وَاهْجُرْنِي مَلِيًّا
47. قَالَ سَلَامٌ عَلَيْكَ ۖ سَأَسْتَغْفِرُ لَكَ رَبِّي ۖ إِنَّهُ كَانَ بِي حَفِيًّا
48. وَأَعْتَزِلُكُمْ وَمَا تَدْعُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ وَأَدْعُو رَبِّي عَسَىٰ أَلَّا أَكُونَ بِدُعَاءِ رَبِّي شَقِيًّا
49. فَلَمَّا اعْتَزَلَهُمْ وَمَا يَعْبُدُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ وَهَبْنَا لَهُ إِسْحَاقَ وَيَعْقُوبَ ۖ وَكُلًّا جَعَلْنَا نَبِيًّا
50. وَوَهَبْنَا لَهُمْ مِنْ رَحْمَتِنَا وَجَعَلْنَا لَهُمْ لِسَانَ صِدْقٍ عَلِيًّا
51. وَاذْكُرْ فِي الْكِتَابِ مُوسَىٰ ۚ إِنَّهُ كَانَ مُخْلَصًا وَكَانَ رَسُولًا نَبِيًّا
52. وَنَادَيْنَاهُ مِنْ جَانِبِ الطُّورِ الْأَيْمَنِ وَقَرَّبْنَاهُ نَجِيًّا
53. وَوَهَبْنَا لَهُ مِنْ رَحْمَتِنَا أَخَاهُ هَارُونَ نَبِيًّا
54. وَاذْكُرْ فِي الْكِتَابِ إِسْمَاعِيلَ ۚ إِنَّهُ كَانَ صَادِقَ الْوَعْدِ وَكَانَ رَسُولًا نَبِيًّا
55. وَكَانَ يَأْمُرُ أَهْلَهُ بِالصَّلَاةِ وَالزَّكَاةِ وَكَانَ عِنْدَ رَبِّهِ مَرْضِيًّا
56. وَاذْكُرْ فِي الْكِتَابِ إِدْرِيسَ ۚ إِنَّهُ كَانَ صِدِّيقًا نَبِيًّا
57. وَرَفَعْنَاهُ مَكَانًا عَلِيًّا
58. أُولَٰئِكَ الَّذِينَ أَنْعَمَ اللَّهُ عَلَيْهِمْ مِنَ النَّبِيِّينَ مِنْ ذُرِّيَّةِ آدَمَ وَمِمَّنْ حَمَلْنَا مَعَ نُوحٍ وَمِنْ ذُرِّيَّةِ إِبْرَاهِيمَ وَإِسْرَائِيلَ وَمِمَّنْ هَدَيْنَا وَاجْتَبَيْنَا ۚ إِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ آيَاتُ الرَّحْمَٰنِ خَرُّوا سُجَّدًا وَبُكِيًّا ۩
59. فَخَلَفَ مِنْ بَعْدِهِمْ خَلْفٌ أَضَاعُوا الصَّلَاةَ وَاتَّبَعُوا الشَّهَوَاتِ ۖ فَسَوْفَ يَلْقَوْنَ غَيًّا
60. إِلَّا مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ صَالِحًا فَأُولَٰئِكَ يَدْخُلُونَ الْجَنَّةَ وَلَا يُظْلَمُونَ شَيْئًا
61. جَنَّاتِ عَدْنٍ الَّتِي وَعَدَ الرَّحْمَٰنُ عِبَادَهُ بِالْغَيْبِ ۚ إِنَّهُ كَانَ وَعْدُهُ مَأْتِيًّا
62. لَا يَسْمَعُونَ فِيهَا لَغْوًا إِلَّا سَلَامًا ۖ وَلَهُمْ رِزْقُهُمْ فِيهَا بُكْرَةً وَعَشِيًّا
63. تِلْكَ الْجَنَّةُ الَّتِي نُورِثُ مِنْ عِبَادِنَا مَنْ كَانَ تَقِيًّا
64. وَمَا نَتَنَزَّلُ إِلَّا بِأَمْرِ رَبِّكَ ۖ لَهُ مَا بَيْنَ أَيْدِينَا وَمَا خَلْفَنَا وَمَا بَيْنَ ذَٰلِكَ ۚ وَمَا كَانَ رَبُّكَ نَسِيًّا
65. رَبُّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا فَاعْبُدْهُ وَاصْطَبِرْ لِعِبَادَتِهِ ۚ هَلْ تَعْلَمُ لَهُ سَمِيًّا
66. وَيَقُولُ الْإِنْسَانُ أَإِذَا مَا مِتُّ لَسَوْفَ أُخْرَجُ حَيًّا
67. أَوَلَا يَذْكُرُ الْإِنْسَانُ أَنَّا خَلَقْنَاهُ مِنْ قَبْلُ وَلَمْ يَكُ شَيْئًا
68. فَوَرَبِّكَ لَنَحْشُرَنَّهُمْ وَالشَّيَاطِينَ ثُمَّ لَنُحْضِرَنَّهُمْ حَوْلَ جَهَنَّمَ جِثِيًّا
69. ثُمَّ لَنَنْزِعَنَّ مِنْ كُلِّ شِيعَةٍ أَيُّهُمْ أَشَدُّ عَلَى الرَّحْمَٰنِ عِتِيًّا
70. ثُمَّ لَنَحْنُ أَعْلَمُ بِالَّذِينَ هُمْ أَوْلَىٰ بِهَا صِلِيًّا
71. وَإِنْ مِنْكُمْ إِلَّا وَارِدُهَا ۚ كَانَ عَلَىٰ رَبِّكَ حَتْمًا مَقْضِيًّا
72. ثُمَّ نُنَجِّي الَّذِينَ اتَّقَوْا وَنَذَرُ الظَّالِمِينَ فِيهَا جِثِيًّا
73. وَإِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ آيَاتُنَا بَيِّنَاتٍ قَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا لِلَّذِينَ آمَنُوا أَيُّ الْفَرِيقَيْنِ خَيْرٌ مَقَامًا وَأَحْسَنُ نَدِيًّا
74. وَكَمْ أَهْلَكْنَا قَبْلَهُمْ مِنْ قَرْنٍ هُمْ أَحْسَنُ أَثَاثًا وَرِئْيًا
75. قُلْ مَنْ كَانَ فِي الضَّلَالَةِ فَلْيَمْدُدْ لَهُ الرَّحْمَٰنُ مَدًّا ۚ حَتَّىٰ إِذَا رَأَوْا مَا يُوعَدُونَ إِمَّا الْعَذَابَ وَإِمَّا السَّاعَةَ فَسَيَعْلَمُونَ مَنْ هُوَ شَرٌّ مَكَانًا وَأَضْعَفُ جُنْدًا
76. وَيَزِيدُ اللَّهُ الَّذِينَ اهْتَدَوْا هُدًى ۗ وَالْبَاقِيَاتُ الصَّالِحَاتُ خَيْرٌ عِنْدَ رَبِّكَ ثَوَابًا وَخَيْرٌ مَرَدًّا
77. أَفَرَأَيْتَ الَّذِي كَفَرَ بِآيَاتِنَا وَقَالَ لَأُوتَيَنَّ مَالًا وَوَلَدًا
78. أَطَّلَعَ الْغَيْبَ أَمِ اتَّخَذَ عِنْدَ الرَّحْمَٰنِ عَهْدًا
79. كَلَّا ۚ سَنَكْتُبُ مَا يَقُولُ وَنَمُدُّ لَهُ مِنَ الْعَذَابِ مَدًّا
80. وَنَرِثُهُ مَا يَقُولُ وَيَأْتِينَا فَرْدًا
81. وَاتَّخَذُوا مِنْ دُونِ اللَّهِ آلِهَةً لِيَكُونُوا لَهُمْ عِزًّا
82. كَلَّا ۚ سَيَكْفُرُونَ بِعِبَادَتِهِمْ وَيَكُونُونَ عَلَيْهِمْ ضِدًّا
83. أَلَمْ تَرَ أَنَّا أَرْسَلْنَا الشَّيَاطِينَ عَلَى الْكَافِرِينَ تَؤُزُّهُمْ أَزًّا
84. فَلَا تَعْجَلْ عَلَيْهِمْ ۖ إِنَّمَا نَعُدُّ لَهُمْ عَدًّا
85. يَوْمَ نَحْشُرُ الْمُتَّقِينَ إِلَى الرَّحْمَٰنِ وَفْدًا
86. وَنَسُوقُ الْمُجْرِمِينَ إِلَىٰ جَهَنَّمَ وِرْدًا
87. لَا يَمْلِكُونَ الشَّفَاعَةَ إِلَّا مَنِ اتَّخَذَ عِنْدَ الرَّحْمَٰنِ عَهْدًا
88. وَقَالُوا اتَّخَذَ الرَّحْمَٰنُ وَلَدًا
89. لَقَدْ جِئْتُمْ شَيْئًا إِدًّا
90. تَكَادُ السَّمَاوَاتُ يَتَفَطَّرْنَ مِنْهُ وَتَنْشَقُّ الْأَرْضُ وَتَخِرُّ الْجِبَالُ هَدًّا
91. أَنْ دَعَوْا لِلرَّحْمَٰنِ وَلَدًا
92. وَمَا يَنْبَغِي لِلرَّحْمَٰنِ أَنْ يَتَّخِذَ وَلَدًا
93. إِنْ كُلُّ مَنْ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ إِلَّا آتِي الرَّحْمَٰنِ عَبْدًا
94. لَقَدْ أَحْصَاهُمْ وَعَدَّهُمْ عَدًّا
95. وَكُلُّهُمْ آتِيهِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ فَرْدًا
96. إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ سَيَجْعَلُ لَهُمُ الرَّحْمَٰنُ وُدًّا
97. فَإِنَّمَا يَسَّرْنَاهُ بِلِسَانِكَ لِتُبَشِّرَ بِهِ الْمُتَّقِينَ وَتُنْذِرَ بِهِ قَوْمًا لُدًّا
98. وَكَمْ أَهْلَكْنَا قَبْلَهُمْ مِنْ قَرْنٍ هَلْ تُحِسُّ مِنْهُمْ مِنْ أَحَدٍ أَوْ تَسْمَعُ لَهُمْ رِكْزًا